I nxehti afrikan ka kapluar Ballkanin

0

Përmbytjet e fundit në Ballkan u zëvendësuan me vapë tropikale në Kroaci, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku temperaturat arritën deri në 39 gradë Celsius.

Mbi 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Beograd për shkak temperaturave të djeshme rekord të larta.

Autoritetet kroate shpallën paralajmërim për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në pjesën qendrore të vendit. Në Maqedoni edhe sot është shpallur alarm në fazë të verdhë nga i nxehti, transmeton reporteri.

Shqipëri dhe Mal të Zi temperaturat i kanë kaluar 36 gradë celzius duke shkaktuar probleme tek popullata e moshuar dhe agjeruesit.

Sipas meteorologëve, temperaturat tropikale në rajon do të bien në fund të javës.