I arrestuar në Shqipëri, këshillon në Mal të Zi

0

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili në atë vend ishte i hetuar dhe arrestuar gjatë aferës së vjedhjes së mbi 6 milionë eurove nga kjo bankë, është emëruar në post të rëndësishëm në Bankën Qendrore të Malit të Zi.

Sipas raportimit të mediave , Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi në shtator të vitit të kaluar ka miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi me 11 anëtarë, ndër të cilët është edhe Ardian Fullani.