Humbjet e “Rivierës së Ulqinit” mbi 700.000 euro

0

Kompleksi hotelerik “Riviera e Ulqinit” ka akumuluar mbi 700.000 euro humbje në pjesën e parë të vitit 2015.

Kjo humbje është 1.2% më e vogël se vitin e kaluar. Sipas raportit të punës së kësaj ndërmarrjeje të publikuar në Montenegroberzë, të ardhurat deri në fund të qershorit ishin 487.370 euro, 1.6% më shumë se vitin e kaluar.

Për pagesat e punëtorëve shkuan 543.150 euro, materiale 355.330 euro, amortizim 96.750 euro. Shpenzimet tjera janë rreth 110.000 euro.

Gjatë pranverës dhe në fillim të verës, nga kjo ndërmarrje ishin plotë optimist dhe të kënaqur me parasezonin dhe arritjet e deritashme, por sic duket kjo ka pak efekt në bilancin financiar.

Ulja e humbjeve me vetëm 1.2% do të thotë se ndërmarrja akoma ka probleme të shumta, të cilët as nuk po tentohet të zgjidhen.