Hotelierët dhe pronarët e lokaleve në Ulqin presin probleme nga inspektorët

0

Ligji i ri për angazhimin e fuqisë punëtore jasht Malit të Zi pritet tu shkaktojë probleme pronarëve të lokaleve dhe hoteleve në Ulqin, shkruan “Vijesti”.

Megjithëse tregohen optimist kur vjen puna tek numri i turistëve që do të kalojnë pushimet në qytetin tonë, ai fillon e zhduket kur i pyet për ligjin e ri për punësim dhe problemet me inspektorët.

Pronari i plazhit “Copacabana” Prela Shkrela, thotë se i duhet të shkel ligjin pasi nuk ka rrugëdalje tjetër. Punëtorë të kualifikuar vendas nuk ka në numrin e duhur dhe u duhet të angazhojnë nga jashtë, duke rrezikuar dënimin e inspektorëve.

Të njëjtin problem ka edh pronari i lokalit “Aragosta” Senad Cungu, i cili thotë se në Ulqin mungojnë kuzhinierë cilësorë, edhe pse ato do të kishin dëshirë të angazhonin vendas, të cilët do tu kushtonin edhe më pak për shkak se nuk do tu duhej të paguanin akomodimin. Edhe ai shprehet optimist dhe pret një sezon më të mirë se ai i kaluari.

Për Enver Selmanoviq, i cili ka marrë me qira hotelin “Mimoza”, problemi kryesor është sjellja dhe arroganca e inspektorëve, të cilët qëllim të vetëm kanë dënimin e subjekteve, por edhe konkurenca e padrejtë.

“Vijnë nga jashtë, hapin furra e qebabtore dhe pas 2 muajve largohen duke lënë vetëm borxhe.”, thotë Selmanoviq.