Hoteli Otrant: Hapja solemne e turneut të tenisit FED Cup

0

Me fillim në ora 19.00 në hotelin “Otrant” u bë hapja solemne e turneut ndërkombëtarë të tenisit për femra “FED Cup”.

Në koktejin e rastit ishin të pranishëm përfaqsues të pushtetit lokal, institucioneve shtetërore dhe private, përfaqsues të partive politike, si dhe mjaft dashamirës të sportit.

Në një ambient të larmishëm vendas dhe ndërkombëtarë, që ndoshta edhe rikujtonte kohët e ndritura të qytetit, atmosfera ishte tejet relaksuese. Të mësuar me organizime dhe kokteje politike ky ishte një rast i mirë që të pranishmit të bisedonin për tema tjera, më pak të lodhshme dhe stresuese.

Të pranishmit i përshëndeti edhe presidenti i klubit të tenisit “Bellevue” Nazif Cungu, i cili i falenderoi ata për pjesmarrjen në hapjen solemne të këtij evenimenti sportiv me rëndësi botërore, dhe shprehu krenarinë që Ulqinit dhe klubit

i është besuar organizimi i këtij turneu.

Në këtë turne, i cili zgjat deri me datën 18 prill, do të marrin pjesë 14 përfaqsuese kombëtare të tenisit për femra.