Hoteli në Sukë: Ndërtimi fillon në dhjetor

0

Ndërtimi i hotelit “Jadran” në siujdhesën e Sukës do të fillojë  me 1 dhjetor të këtij viti. Këtë për “Vijesti” e ka bërë rë njohur drejtori i kompanisë “Star of Montenegro” Novak Durutoviq.

Në mbledhjen e fundit qeveria e Malit të Zi dha miratimin për propozimin e aneksit të marrëveshjes në lidhje me shfrytëzimin e të mirave detare, pasi të Mirat Detare në filim të muajit e pranuan planin e korrigjuar.

Sipas Durutoviq, tani janë plotësuar të gjithë kushtet për fillimin e ndërtimit të hotelit luksoz.

“Ka pasur interpretime të pasakta në media vitin e kaluar kur tërhoqëm kërkesën për marrjen e lejes. Arsyeja ishte se kompania holandeze Nedifact ka karkuar revizionimin e dokumentacionit projektues, kështu që investimi në vend të 50 milion do të kushtojë 70.”, tha Durutoviq.

Ai shtoi se deri me 25 korrik duhet të kompletohet i gjithë dokumentacioni projektues, me 15 tetor do të fillojnë punimet në ndërtesën në Pinjesh për 15 familjet që jetojnë në Sukë, kurse në hotel punimet do të fillojnë në dhjetor.

Sipas aneksit, 25% e investimit duhet të kryhet deri me 1 dhjetor 2016 kurse hoteli duhet të jetë në funksion deri me 16 dhjetor 2018.

Hoteli do të ketë 114 dhoma me rreth150 shtretër. Përveç vilave, hoteli do të ketë edhe sallat e kongresit, bazenët, kazino, qëndren për fitnes, dhe pajisjet tjera përcjellëse që karakterizojnë një hotel me pesë yje.