Hotel Otrant: Hapja solemne e turneut Fed Cup

0

Sonte në ora 19.00 në hotelin Otrant u mbajt hapja solemne e turneut të tenisit për femra Fed Cup.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm mjaft figura të jetës politike, kulturore dhe sportive të qytetit, por edhe më gjërë. Fjalën  e hapjes  e mbajti PR menaxheri i turneut Armend Milla, i cili falenderoi Federatën ndërkombëtare të tenisit dhe Federatën e Malit të Zi në besimin  që i dhanë klubit të tenisit “Belleveu” për organizimin e këtij turneu për të tretin vit rradhazi.

Në fjalën kryetari i Komunës së Ulqinit dhe presidenti i klubit “Bellevue” Nazif Cungu, gjithashtu njoftoi se përvec këtij turneu së shpejti në Ulqin do të ketë edhe evenimente të tjera sportive, ndër të tjera edhe turneu në beach soccer.

Fed Cup është turneu më i madh në botë i tenisit për femra. Në Ulqin  do të luhen ndeshjet e zonës Euro/Afrikane të këtij turneu.