Horizonti i Ri: Prezantohet udhëzuesi për prindërit e vetëm

0

Sot në konferencën për media organizata joqeveritare “Horizonti i Ri” prezantoi publikimin “Udhëzues për prindërit e vetëm”.

Ky publikim është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të organizatave të shoqërisë civile “Horizonti i Ri”, “Fëmijët e Malit të Zi”, Qendrës për punë sociale Ulqin dhe Komunës së Ulqinit, tha koordinatorja e këtij projekti Sabra Deceviq.

Ky njëherësh është edhe publikimi i vëtëm i këtij lloji në Ulqin dhe Mal të Zi.

Për rëndësinë e këtij projekti folën organizatori Nazif Veliq, drejtori i Qendrës për punë sociale Mehmet Duraku, dhe nënkryetari i komunës Ardijan Mavriqi.

 

FB_IMG_1426794550620