Historike: Nënshkruhet kontrata për fillimin e realizimit të projektit me vlerë 5 milion euro në kanalizim

0

Sot ,në prani të zyrtarëve të Komunës së Ulqinit, pas  një kohe të gjatë pritjeje, u nënshkrua  vendimi  i lejes së ndërtimit për  fillimin e punëve  për rregullimin njëherë e përgjithmonë të  ujrave të zeza  në katër lagje të qytetit,  konkretisht në  Kodra, Totosh , Mal të Bardhë dhe Braticë.

Kryetari Cungu  këtë  e cilësoi si moment historik për komunën tonë  i cili do ti japë  zgjidhje  problemit të ujrave të zeza jo vetëm për lagjet  e përfshira por edhe për kanalin Port Milena.

Ky projekt që mbështetet nga Banka Evropiane ka vlerën  rreth pesë million euro dhe është investimi më i madh  që realizohet në Ulqin  viteve të fundit. Kryetari Cungu  tha që  Komuna e Ulqinit insiston që tenderi ndërkombëtar  të shpallet sa më parë prandaj komisioni i tenderit takimin e parë do ta ketë  ditën e hënë , ndërkohë që  realizimi i projektit parashihet  të zgjasë 12 muaj.