Hiqet imuniteti Mandiqit dhe Knezheviqit, partitë proserbe protestojnë! (VIDEO)

0

Sot Parlamenti i Malit të Zi votoi për heqjen e imunitetit të deputetëve proserb Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq.

Derisa mbahej seanca e Parlamentit, pranë ndërtesës u zhvillua protestë e partive proserbe dhe partive tjera që u kanë dhënë përkrahje. Në protestë ndëgjohen tone të ashpra kundër qeverisë dhe pranë parlamentit janë përqendruar forcat policore.
Prokuroria Speciale i ka dërguar Parlamentit kërkesë për heqjen e imunitetit të dy deputetëve, në mënyrë që të mundësohet ndjekja penale me akuzën e“Krijimit të organizatës kriminale, përgatitjen dhe nxitjen e veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi” nga 10 shkurti 2017.
Pas këtij vendimi pritet që këto dy deputet që do të arrestohen për krim të organizuar dhe tentativë për grusht shteti.

Në protestë është parë edhe deputeti shqiptarë Dritan Abazoviq nga partia “qytetare” URA.

Mësojmë se deputetët e opozitës që janë duke bojkotuar parlamentin kanë hyrë në ndërtesën e Parlamentit ku ka pasur edhe kontakte fizike me deputetet e tjerë.

Trazira ne Parlamentin e Malit të Zi

Sot ne Parlamentin e Malit të Zi deputetet proserb hunë në ndërtesën e parlamentit dhe përballen fizikisht me deputet tjerë.

Posted by lajm.me on Wednesday, February 15, 2017