Hidhet shorti për kualifikimet në Kupën e Botës. Ja grupet e plota

0

Tashmë dihen të gjithë kundërshtarët në 8 grupet kualifikuese për Kupën e Botës “Rusia 2018”

Shqipëria do të luaj në Grupin G së bashku me Izraelin, Maqedoninë, Lihtenshtajnin, Italinë dhe Spanjën.

Grupi më i vështirë do të jetë Grupi A, aty ku do të jenë skuadrat e mëdha Holanda, Franca dhe Suedia.

Kampioni i Botës, Gjermania është në Grupin C, së bashku me Çekinë, San Marino, Azerbejxhani, Norvegjia, Irlanda e Veriut.

Kujtojmë se 9 kombëtare do të kualifikohen direkt si kryesuese të grupeve, 4 nga play-offi dhe Rusia si mikpritëse, që do të thotë se nga Evropa do të jenë 14 kombëtare në Kupën e Botës.

 

Grupi A Luksemburgu, Bjellorusia, Bullgaria, Suedia, Franca, Holanda

Grupi B Andora, Letonia, Ishujt Faroe, Hungaria, Zvicra, Portugalia

Grupi C San Marino, Azerbejxhani, Norvegjia, Irlanda e veriut, Çekia, Gjermania

Grupi D Gjeorgjia, Moldavia, Republika e Irlandës, Serbia, Austria, Uellsi

Grupi E Kazakistani, Armenia, Mali i Zi, Polonia, Danimarka, Rumania

Grupi F Malta, Lituania, Sllovenia, Skocia, Sllovakia, Anglia

Grupi G Lihtenshtajni, Maqedonia, Izraeli, Shqipëria, Italia, Spanja

Grupi H Qipro, Estonia, Greqia, Bosnja, Belgjika

Grupi I Finlanda, Turqia, Ukraina, Islandë, Kroaci