Hetime të reja: Në shënjestër Hajdinaga dhe Gjeka

0

Njoftime nga Prokuroria e Lartë tregojnë se së shpejti do të bëhet analiza e dokumentacionit të mbledhur në lidhje me parregullsitë në qeverisjen lokale të Ulqinit.

Portali ynë mëson se bëhet fjalë kryesisht për periudhën 2008-2009 kur kryetar i komunës ishte Gzim Hajdinaga, ndërsa kryetari i tanishëm Fatmir Gjeka ishte sekretar për financa.

Kjo periudhë e qeverisjes ka vite që tërheq vëmendjen e prokurorisë, por deri tani nuk ka pasur hapa konkrete në procedimin e fajtorëve eventual.

Këto vite, gjegjësisht ‘periudha e artë’ para krizës ekonomike, ishte fatale edhe për kryesinë e Budvës, shumica e të cilëve tani ndodhen në Spuzh.

Nëse vazhdon me hapa të tillë, prokuroria do të tregojë se është e vendosur në luftën kundër korrupsionit.