Hetime të reja: Ku shkuan 50.000 € për dëmet nga përmbytjet?

1

Inspeksioni i Ministrisë së mbrendshme vazhdon të bëjë hetime ndaj Komunës së Ulqinit. Kësaj here bëhet fjalë për periudhën e vitit 2010 dhe si subjekt i hetimit janë rreth 50.000 euro të dedikuar për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Me vendimin 01-1832/1-10 të kryetarit të komunës Hajdinaga u miratua shuma e shpenzimeve për dëmet nga përmbytjet, çka është 10% nga dëmet e vlerësuar nga komisioni për vlerësimin e dëmeve nr.01-2393/1-08,446/09, 01-447, 01-448/09 dhe 01-449/09.

Ky vendim i është dhënë për realizim sekretarit të atëhershëm për financa Fatmir Gjekës, por 50.000 euro që qeveria e Malit te Zi i ka paguar Komunës për këtë dedikim kanë humbur çdo gjurmë dhe tani pas 5 viteve po hetohet se ku kanë shkuar këto mjete.

Kujtojmë që qeverisja e atëhershme lokale ka qenë në shënjestër të prokurorisë dhe se kryetari i atëhershëm Hajdinaga u dënua për keqpërdorim të pozicionit. Në atë kohë sekretar për financa ishte kryetari aktual i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

1 Koment

Comments are closed.