Hedhja e dinamitit në Pinjesh: Dollaku dyshon tek ish bashkëpuntorët

0

Hedhja e mjetit shpërthyes në oborrin e afaristit Mustafë Dollaku, ka shokuar jopak qytetarët e Ulqinit të cilët nuk janë mësuar me ngjarje të tilla.

Dollaku për “Vijesti” ka thënë se nuk mund të thojë me siguri se kush e ka hedhur eksplozivin para derës së tij, por se dyshon tek disa persona me të cilët ai më parë ka pasur marrëdhënie pune.

Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme serioze, përvec thyrjes së xhamave në shtëpi dhe makinë.

Sipas Dollakut, mjeti shpërthyes duhet të ketë qenë dinamit e jo bombë, pasi kjo e fundit do të kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha.