Haxhibeti nuk do të marrë pjesë në Ditën e Komunës së Beranes

0

Kryetari i Kuvendit Komuna Fuad Haxhibeti, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Komunës së Beranes, në të cilën për qytetarë nderi do të shpallet presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq. Në lidhje me këtë Haxhibeti ka bërë një deklaratë për media:

 

Deklaratë për media

Kryetarit të KK-së Berane z. Kikoviq

Ju informoj se përkundër vullnetit të mirë dhe me respekt të plotë për aktin e shpalljes nga Kuvendi Komunal i Beranes të z. Tomisllav Nikoliq si qytetar nderi, e cila është e drejtë ekskluzive e Kuvendit tuaj dhe si të tillë ne e respektojmë, unë nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

Vlerësojmë se edhe Kuvendi juaj konfirmon një akt të ngjashëm për të cilin edhe ne ishim orientuar kur shpallëm z.  Hashim Thaçi dhe z. Edi Rama si qytetarë nderit të Ulqinit. Edhe pse, të themi të vërtetën, në atë kohë nuk kemi qenë në të njëjtat pozita.

Me sinqeritet theksojmë se akti i shpalljes i z.Nikoliq si qytetar nderi i Beranes dhe z.Hashim Thaçi si qytetar nderi i Ulqinit, është bërë sipas gjykimit qytetarë të këshilltarëve tanë,Ulqinit dhe Beranes, dhe si i tillë vlen për ngritjen e karrierës së tyre politike si lider të Ballkanit.

Bashkëpunimi ynë rajonal dhe ballkanik kërkon që cdo hap i popujve tanë të bëhet në frymën e integrimeve europiane, me qëllim lirimin nga paragjykimet dhe distanicimin nga hijet e së kaluarës.

Me shpresë se do të keni mirëkuptim për pamundsinë e pjesmarrjes sonë në ceremoninë e Aktit tuaj, Juve dhe Kuvendit u dëshiroj punë të mbarë dhe qytetarëve të Beranes ju uroj Ditën e Komunës.

Ulqin, 16.07.2015                                                                        kryetari i KK Ulqin,

                                                                                                   Mr. Fuad Haxhibeti