Haris Hasanagiq zgjidhet kryetar i Forumit rinor të PSD në Ulqin

0

Forumin rinor të Partisë Socialdemokrate do ta udhëheq një ekip i ri, në krye të cilit u zgjodh Haris Hasanagiq, kurse për nënkryetar u zgjodhën Qamil Çaushiq dhe Azra Mujiq.

Të zgjedhurit morën përkrahjen unanime të 31 delegatëve të pranishëm.

Hasanagiq tha se periudha e ardhshme do të jetë një periudhë e cila kërkon vendime të mencura dhe se Forumi rinor do të punojë çdo ditë në afirmimin e vet ndër qytetarët e Ulqinit.

Në takim ishin të pranishëm antarë të Këshillit Komunal të PSD-së në Ulqin dhe antarë të kësaj partie nga qytetet tjera.