Haradinaj: Marrëveshja tashmë është e vdekur

0

Ndërsa sot është mbajtur edhe seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ku pritej që të bëhej votimi rreth vendosjes së këtij demarkacioni. Pas fillimit të seancës kryeministri i vendit Isa Mustafa ka bërë të ditur se votimi për demarkacionin e Kosovës është shtyrë.
Ndërsa në një intervistë për mediat i pari nga radhët e partisë Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka theksuar se Parlamenti i Kosovës sot ishte i gatshëm për t’i thënë jo marrëveshjes për demarkacion.
Haradinaj u shpreh se- ‘Parlamenti sot ishte i gatshëm t’i thotë jo marrëveshjes për demarkacionin qeveria e ka tërhjekur dhe nuk e la parlamentin që të kryejë punën e vet dhe në bazë të detyrës që ka parlamenti kjo nënkupton që parlamenti ka kryer punën e vetë duke i thënë jo kësaj marrëveshje.
Ndërsa tani me siguri që qeveria dhe ata që e sponsorizuan këtë marrëveshje të gabuar, do të provojnë të bëjnë shantazhe dhe mënyra të tjera joshëse që prapë të riorganizojnë votën dhe të bëjnë koncesione të reja me Beogradin. Por ajo që është shumë më rëndësi që parlamenti i Kosovës e dha vendimin për këtë çështje dhe e dha votën jo’
‘Ata nuk i kishin sot votat. Sot parlamenti ishte jo për demarkacionin dhe kjo u tregua qartë dhe kjo jo i dha fund kësaj marrëveshje e cila tashmë ka vdekur. Nëse flasim për demokraci apo vend demokratik, parlamenti ishte sot pikërisht aty për të dhënë votën jo. Ishte në rend dite dhe heqja nga rendi i ditës i qeverisë pas gjithë kësaj traume që i është bërë vendit nënkupton që kjo marrëveshje ka vdekur’.