Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare, ka hapur tender për ndërtimin e murit mbajtës, prej nga ish hoteli Galeb e deri tek hoteli Albatros.
Sic kemi njoftuar edhe më parë ky tender ishte subjekt i dhënies së lejes së ndërtimit nga Sekretariati për Planifikim Hapsinor të Komunës së Ulqinit, gjë që tashmë ka përfunduar.
Vlera e punimeve parashihet të jetë në rrethin e 147.000 eurove.