Halil Kanaqi: Shqiptari i vetëm në Ligën Verore të NBA-s

0

Shqiptarët nuk është se kanë pasur emra të njohur në fushën e basketbollit, por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Bile veç ka filluar.

Për Halil Kanaqin kemi shkruar edhe më parë. Si lojtarë i Olimpias së Lubljanës ai mori pjesë në edicionin e sivjetshëm të ABA ligës në Europë, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës. Vëmendjen më të madhe e meritoi kur u shpall edhe lojtari më i mirë i javës në ABA ligë.

Kësaj radhe vëmendjen na e tërhoqi një shkrim në portalin e klubit të ligës amerikane NBA, Washington Wizards, wizofawes.com. Pasi Kanaqi është shqiptari i vetëm që merr pjesë në Ligën Verore të NBA-s, nuk është çudi të tërheq vëmnedjen e opinionit shqiptar. Por ai ka tërhequr edhe atë amerikan, gjegjësisht të analistit në fjalë i cili është edhe fans i Wizards.

Ai në komentin e tij e cilëson Kanaqin si një lojtar të gjithanshëm, bile shkon edhe aq larg sa e krahason atë me Kyle Anderson, kurse përvec atleticizmit, ka tipare edhe të LeBron James.

H.Kanaqi1

Si fans i klubit, ai është shumë i eksituar për mundësitë që Kanaqi i ofron skuadrës.

Këtë ai verë do ta kalojë në radhët e Washington Wizards. A do ta shohim përsëri në Europë apo ndoshta edhe si lojtarë të NBA mbetet për tu parë. E sigurtë është se lojtari me origjinë nga Kraja tashmë i ka dyert e hapur në skenën e basketbollit botëror, dhe duke pasur parasysh konkurrencën, edhe arritjet e tija të deritshme janë për tu përshëndetur.