Guci: Miratohet buxheti i parë pas 60 vitesh, materiali i papërkthyer në gjuhën shqipe

0

Komuna më e re në Mal të Zi miratoi njëzëri  buxhetin për vitin në vijim si dhe planin e investimeve. Buxheti është planifikuar në lartësinë 695.450 eurove, shkruan “Pobjeda”.

Kryetarja e komunës Anela Çekiq, tha se janë të vetëdijshëm për problemet e mëdha që ka kjo komunë dhe se shpresojnë ti zgjidhin ato në mënyrë periodike.

Këshilltarët kishin edhe vërejtjet e tyre në lidhje me mjetet e caktuara për sport si dhe për mos miratimin e vendimit për financim të përkohshëm të administratës lokale.

Nga koalicioni “Për Guci” u tha se fondacioni “Gucia” nga Njujorku është i gatshëm të financojë 30% të vlerës së ndërtesës së komunës.

Këshilltarët e LD në MZ e lëshuan sallën para fillimit të seancës, pasi një pjesë e materialit nuk ishte përkthyer në shqip.