Green Home: Projekt për liqenin e Shasit

0

Në kuadër të projektit “Parkrahje bashkësive lokale në implementimin e praktikave turistike të bazuara në pasuritë natyrore të Liqenit të Shasit“, OJQ Green Home organizon punishte për bashkësitë lokale.

Sipas koordinatores Azra Vukoviq, qëllimi i këtij projekti është që në bashkëpunim me përfaqsuesit e bashkësisë lokale, OJQ-të, pushtetit lokal dhe organizatës turistike, të definohen aktivitetet e nevojshme për valorizimin sa më efikas të këtyre resurseve natyrore.

Përkrahje në përmirsimin e ofertës turistike, bashkësia lokale do të ketë edhe nga Strategjia e zhvillimit të Liqenit të Shasit, të cilën do ta punojë Qendra për inicijativë në sferën e turizmit të qëndrueshëm.

Nëpërmjet kësaj strategjie do të bëhet identifikimi i familjeve të interesuara në ofrimin e shërbimeve turistike, sidomos nëpërmjet prodhimit të produkteve tradicionale të vendit.

Poashtu do të indentifikohen edhe aktivitetet që mund të realizohen më rrethinën e liqenit të Shasit dhe që përbëjnë atraksion turistik të zonës.

Liqeni i Shasit përbën një pasuri të veçantë biodiverziteti dhe planifikohet të vendoset në mbrojtje ligjore, për çka është e rëndësishme ndihma ndaj bashkësive lokale në valorizimi  e qëndrueshëm të këtyre resureve, u tha për “Dan” nga Green Home.