Goran Djurishiq, i dyshuari si ndihmësi i vrasësve të mësueses nga Meterizi

0

Goran Gjurishiq, 51 vjec, është arrestuar dje nën akuzën e bashkëpunimit me vrasësit e mësueses në pension Stana Bozhoviq.

Gjurishiq, i cili e njihte viktimën pasi ajo blinte tek ai lule, dyshohet se vrasësit i ka njoftuar për gjendjen financiare të viktimës dhe siguruar mjetet logjistike për kryerjen e krimit.

Bozhoviq disa muaj më parë kishte shitur një truall në Pinjesh, dhe supozohet se Gjurishiq ishte i njohur me këtë fakt, cka edhe e ka shtyrë atë të organizojë krimin.

Vrasësit, dy të mitur dhe një 27-vjecar nga Kruja, janë tashmë nën pranga pasi u arrestuan nga policia e Shkodrës.

Kryeshefi i Qendrës së policisë kriminale të Tivarit Ekan Jasaviq, i përgëzoi kolegët nga policia e Ulqinit për profesionalizmin e treguar në zbardhjen e krimit, e cila erdhi si rezultat i bashkëpunimit në mes policisë malazeze dhe asaj shqiptare.