Google, zbulim i ri për të luftuar kancerin

0

Shkencëtarët e Google X po përdorin lëkurë njeriu për të krijuar mikroçipin që do të dallojë nëse në trupin e njeriut gjenden qeliza kancerogjene. Kjo pajisje do të punojë vetëm me një bateri dhe do të japë sinjal nëse dallon qeliza jo të shëndetshme në trupin e njeriut.

Sipas “The Indipendent” shkencëtarët e Google X janë duke punuar për krijimin e një pajisje e cila do të parandalojë një sëmundje që kohët e fundit po merr shumë jetë njerëzish. Për të realizuar punën e tyre shkencëtarët kanë krijuar duar fallso me material silikoni dhe lëkurë njeriu, të dhuruar nga disa donatorë.

Shkencëtari, Andrew Conrad thekson se njerëzve mund t’i duket i çuditshëm ky objekt që ne po krijojmë dhe mbajtja në trup, por ai është shumë i vlefshëm për të shpëtuar jetë nga sëmundje të tilla si kanceri, të cilat nëse avancojnë janë shumë të vështira për t’u kuruar.

/tvklan/