Globus Art merr katër çmime në panairin e Gjirokastrës

0

Në Panairin Kombëtar të Trashëgimisë Artizanatit dhe Turizmit “Gjirokastra 2015”, mori pjesë dhe shoqata e artizanëve Globus Art nga Ulqini.

Kjo shoqatë arriti që në këtë panair të marrë katër çmime, deklaroi për TV Teuta kryetari i kësaj shoqate Ramiz Hajdari.

Pas atij të Gjirokastrës, Globus Art do të marrë pjesë në panairin që do të organizohet në kryeqytetine Kosovës, Prishtinë.

Panairi “Gjirokastra 2015” u organizua prej me 28 deri me 30 shtator dhe ishte i nënti me rradhë duke u kthyer tashmë në një eveniment tradicional.