Gjykata jep fund përfitimeve të paligjshme të Mustafë Cankës nga Komuna

0

Gjykata ekonomike në Podgoricë me vendimin IP nr. 1445/17 ndaloi tentativën OJQ “UL Info” me pronar Mustafë Cankën, për  të marrë në mënyrë të paligjshme mjete nga fondet e Komunës së Ulqinit.

Me këtë rast gjithashtu shfuqizoi vendimin e përmbaruesit publik me të cilin u tentua dëmtimi i buxhetit të Komunës së Ulqinit për 4.546,00 EUR.

Në kumtesën për shtyp të nxjerrë nga Komuna e Ulqinit njoftohet se drejtori i portalit “UL Info” Mustafa Canka me shkresën e dërguar në datën 02.11.2017 ka  dorëzuar 33 fatura fiktive në emër të shërbimeve të cilat nuk ia kishte kërkuar askush nga Komuna e Ulqinit, duke u thirrur gjegjësisht që Komuna e Ulqinit nuk i ka kryer obligimet e veta  në bazë të faturave të lartpërmendura. Pronari i UL-Info është përpjekur që ti marrë këto fonde nëpërmjet  përmbaruesit publik  mirëpo Sekretariati për mbrojtjen e pasurisë të Komunës së Ulqinit nuk ka rënë pre e presioneve të vazhdueshme mediatike të Ul Info por e ka çuar këtë çështje në gjykatë e cila me vendimin e saj parandaloi dëmtimin e buxhetit komunal.

Gjykata e ekonomike në Podgoricë e ka shqyrtuar dokumentacionin, dhe ka verifikuar se faturat nuk janë të pranuara as të evidentuara në kontabilitetin e Komunës së Ulqinit. Kjo gjë që shihet qartë nga vetë faturat – të cilët nuk kane numër evidentues, dhe nuk kishte evidencë për dorëzim të veçantë të tyre. Poashtu nuk ka patur evidencë që dikush nga Komuna e Ulqinit ka kërkuar shërbimet të cilat qëndrojnë në fatura dhe as që ka patur marrëveshje midis palëve për shërbimet që faturohen, gjë që ka vërtetuar edhe Gjykata Ekonomike në shpjegim të vendimit.

Në kumtesën e Komunës së Ulqinit bëhet e ditur gjithashtu se komuna “do  i dërgojë dokumentet drejt prokurorit publik, me qëllim që të verifikohet që në veprimtaritë e OJQ “Ul Info” dhe pronarit të kësaj organizate ekzistojnë elementet penale të mashtrimit në suaza të nenit 244 të ligjit penal”. Sipas këtij neni të kodit penal kushdo që synon të fitojë të ardhura të paligjshme nëpërmjet mashtrimit dhe shkakton një dëm më të madh se 3000 euro dënohet me burgim nga një deri në tetë vjet burg.

Canka nëpërmjet portalit të tij “UL Info” njihet si kritiku më i ashpër kundër Komunës së Ulqinit dhe kryetarit të saj, Nazif Cungu. Me sa duket sulmet e vazhdueshme ndaj Cungut dhe Komunës së Ulqinit, Canka i ka ndërmarrë në formë presioni për të siguruar në mënyrë të paligjshme fonde prej komunës.

Privredni_Sud_Canka