Gjykata e Lartë vërteton vendimin në rastin K1. Ulqini në falimentimm

0

Gjykata e Lartë ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit në rastin e njohur si “K1”, me cka Komuna e Ulqinit duhet ti paguaj kompanisë “Rekreaturs” rreth 6 milionë euro.

Kjo kompani është pronë e biznesmenit të ikur Dushko Knezheviq, i cili deri vonë ishte i afërt me Partinë Demokratike të Socialistëve, por u rebelua pas vendosjes së masave mbikqyrëse në dy bankat e tija, IBM dhe Atlas Banka.

Ky vendim do të thotë se Komuna e Ulqinit është në falimentim, pasi 6 milionë euro janë të hyrat buxhetore për gjithë vitin.

Ndërkohë, askush nuk deklarohet në lidhje me këtë cështje, kurse protestat organizohen për pushimoret në Bunë dhe jo për problemet serioze që kërcënojnë qytetin.