Gjykata e Lartë ndryshon vendimin për drejtorin e Qendrës për Kulturë

0

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore për drejtorin e Qendrës për Kulturë Nail Dragën.

Sipas vendimit të parë Draga ishte dënuar 1 vit me kusht për mosrespektim të procedurës për qiradhënien e ish-Kino Bahces, sot Fama.

Gjykata e lartë vendosi që dënimin me kusht ta kthejë në 6 muaj burgim, vendim për të cilin Draga thotë se do të ankohet, pasi sipas tij, është tejet i padrejtë.