Gjukanoviq përkrahet nga 50,6% e qytetarëve

0

Sipas anketës së kryer nga CEDEM para disa javëve, Millo Gjukanoviq gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet presidenciale me 50,6%, i ndjekur nga Mlladen Bojaniq me 35,5% dhe Draginja Vuksanoviq 7,9%.

Në rast të raundit të dytë, kandidati i pozitës do të kishte 55% të përkrahjes, kurse ai i opozitës 45%.  Sipas të njëjtës anketë, politikani më popullor është presidenti aktuar Filip Vujanoviq i ndjekur nga Millo Gjukanoviq dhe Aleksa Beçiq.

Partia me përkrahjen më të madhe është PDS me 43% , pastaj Demokratët me 21.2%, Fronti Demokratik me 12,6%  Partia Socialiste Popullore, 5%, Partia Socialdemokrate 4% dhe URA 3,7 %.

Nga partitë shqiptare në rënditje është vetëm Forca me 2,4% të përkrahjes.