Gjukanoviq: Kthimi i Valdanosit ish pronarëve mund të përbëj precedent. Duhet gjetur modeli u duhur

0

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, gjatë qëndrimit sot në Ulqin u takua me zyrtarët më të lartë të komunës, me të cilët diskutoi cështjet me më rëndësi për qytetin. Pas takimit , Gjukanoviq dhe Cungu u përgjigjen pyetjeve të shumta të gazetarëve, ndër të cilat edhe atë për kthimin e ullishtës së Valdanosit.
Gjukanoviq tha se 90% e qëndrimeve të Qeverisë përputhen me ato të pushtetit lokal, kurse 10% dallim kanë të bëjnë me vetë kthimin e saj. Ai tha se kthimi i pronës pronarëve që njëherë janë kompensuar, me të drejtë apo jo, mund të përbëjë precedent dhe të nxisë situata të ngjashme zinxhir.
Gjukanoviq shprehu besimin se kjo cështje do të zgjidhet me konsenzus dhe në kënaqësinë e të gjitha palëve.