Gjuetarët e Ulqinit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e Kripores

0

Shoqata e gjuetarëve të Ulqinit “Shljuka-Shepka” iu drejtua opinionit me një deklaratë ku shprehin indinjatën e tyre ndaj stigmatizimit të paarsyeshëm dhe tendencioz ndaj tyre. Në deklaratën e kësaj shoqate aktivistët e CZIP-it akuzohen për dezinformata të qëllimshme ndaj gjuetarëve të Ulqinit, por edhe të situatës në Kripore.

Nga kjp shoqatë thone se nuk janë të vërteta deklaratat se dikur në Kripore nuk lejohej gjuetia, për cka mund të dëshmojnë si gjuetarët ashtu qytetarët e thjeshtë. Ato janë të gatshëm që të vazhdojnë të japin kontributin maksimal në mbrojtjen e Kripores dhe mbështesin plotësisht valorizimin e potencialeve të saja, thuhet në mes tjerash në deklaratën e kësaj shoqate.