Rreth 200 gjuetarë nga Malësia, të cilëve ju bashkuan edhe qytetarë të tjerë, protestuan sot në Tuz për shkak se autoritet përkatëse nga Podgorica u kanë zvogluar ndjeshëm zonën e gjuetisë.
Kryetari shoqatës së gjuetarëve Rrok Dreshaj, tha se nga Podgorica kanë pasur vetëm premtime por kurrgjë nuk është zgjidhur.
Transparentet e shpalosura nga gjuetarët e kësaj shoqate mbanin mbishkrimet: “Edhe unë jam gjuetar!” , “Ndarja = Diskriminim ndaj Shqiptarëve”, “Jo ndarjes së Malësisë” dhe “Qytetarë të kujt jemi ne”?
Në protestë morën pjesë edhe deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Nikë Gjeloshaj dhe Dritan Abazoviq, si dhe këshilltari në kuvendin e Tuzit Vasel Sinishtaj.
Protestuesve ju drejtuan edhe Maliq Çunmulaj nga Iniciativa Qytetare dhe Nikollë Camaj nga LD në MZ.