Gjimnazi Drita: Shkollim falas për nxënësat shembullorë

0

Gjimnazi Drita edhe këtë vit do të hap dyert e veta për nxënësit e interesuar të ndjekin mësimin në këtë institucion.  Për ndryshim nga vitet tjera, nxënësit shembullorë këtë vit do të përfitojnë shkollim falas.

Këtë për TV Teuta e konfirmoi edhe drejtori i këtij institucioni Fejzo Hoxha, i cili në përgjithsi u shpreh i kënaqur me suksesin e nxënësve në vitet e kaluara.