Gjest human i mësimdhënësve: Ndihmuan nxënësit që për herë të parë të shijojnë detin në Ulqin

0

Mësimdhënësit Aleksandra Pejoviq dhe Pavle Çoloviq nga fshati Mataruge i komunës së Plevlas, kanë kryer një gjest të cilin nxënësit e tyre vështirë se do ta harrojnë ndonjëherë. Ato duke mbuluar shumicën e shpenzimve me mjetet e veta, kanë sjellur për disa ditë pushimi në Ulqin, nxënësit e mire që kurrë më pare nuk kishin pushuar në det.

Pejoviq ka lindur dhe është rritur në Ulqin, por pasi këtu nuk arriti të gjente punë u largua për në Plevla ku u punësua në shkollën e fshatit.

Mësimdhënësit ishin shumë të kënaqur me sjelljen e fëmijëve gjatë pushimit, ku disa prej tyre mësuan edhe pak notim.

Një falenderim i veçantë, thonë ata, i shkon edhe Slagjana Vukçeviq, e cila ishte ideatore e gjithë kësaj dhe pa kurrfarë kompensimi lëshoi për fëmijët dhomat e shtëpisë.