Gjendet i vdekur shtetasi gjerman

0

Në stacionin e autobusit ne Ulqin dje rreth orës 14.00 u gjend i vdekur shtetasi gjerman Mike Volker.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se shkaku i vdekjes është ataku kardiak, pasi gjermani u gjet i vdekur në makinën e vet.

Menjëherë pas zbulimit të rastit në vendngjarje erdhi makina e urgjencës e cila konstatoi vdekjen, kurse obduksioni do të tregojë edhe shkakun e vërtetë të saj.