Gjeloshaj nuk ia lë postin e deputetit Bardhit!

0

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj nuk do t’ia lërë vendin e deputetit Mehmet Bardhit, pasi kjo nuk parashihet me marrëveshjen parazgjedhore të tyre. Sipas marrëveshjes, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi i takon gjysma e parave që koalicioni merr nga buxheti, ndërsa mandati i deputetit ndahet në mes të Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës dhe Alternativës Shqiptare të Nik Gjeloshajt.

Gjeloshaj nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë çështje.