Gjeloshaj: Nuk bëhesh deputet duke u bërë qesharak

0

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nikë Gjeloshaj, në një deklarate për portalin CdM, tha se cdo gjë qe ajo parti ka pasë për të thenë në lidhje me vendin e deputetit i ka thënë në mbledhjet e koalicionit.

“Nuk bëhesh deputet nëpërmjet mediave, duke bërë cirk. Të jesh deputet është përfaqsim politik i qytetarëve dhe jo lojë hokeji. Duhen të vendosen përfaqsime politike të reja dhe unë jam i gatshëm të jap kontributin tim që skena politike të fitojë seriozitet dhe të kthehet besimi i popullit.” – shtoi Gjeloshaj.

Sic theksoi ai, përfaqsimi i popullit nuk është luftë për privilegje por punë konkrete për të mirën e atyre që përfaqsojnë.

“Më pak foto e llafe në media për hir të interesave personale e më shumë punë, angazhim dhe zgjidhje konkrete për problemet e popullit të vet. Pllaka e hokejit nuk është tek ne por te Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Partia Demokratike. As fjalën dhe as nënshkrimin nuk e shkel, nëse dikush njëhere më mashtron nuk është turpi im, nëse ja arrin edhe të dytën herë atëherë është përgjegjsia dhe turpi im.”  tha në mes tjerash Gjeloshaj.

Në deklaratë nuk përmendet nese Gjeloshaj për dalje qesharake në media akuzon liderin e LDnëMZ Mehmet Bardhin apo edhe funksionerin e Iniciatives Qytetare Vasel Sinishtaj.