Gjeloshaj dhe Gjeka ndërrojnë vendet?

0

Portali malesia.me ka dalë me një informatë ku spekullohet për një marrëveshje të mundshme në mes Alternativës Shqiptare dhe Partisë Demokratike, për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Portali thirret në burime nga të dyja partitë, por të pakonfirmuara, sipas të cilëve, Gjeloshaj do të jetë edhe bartës i listës.

Poashtu spekulohet se interesim për këtë marrëveshje ka edhe nga UDSH dhe Iniciativa Qytetare.

PD dhe ASH ishin në koalicion edhe në zgjedhjet e kaluara, por atëherë në krye të listës ishte Fatmir Gjeka.

Marrëdhëniet në mes këtyre dy subjekteve u acaruan kur Gjeloshaj nuk dha dorëheqjen nga posti i deputetit për tia lëshuar atë kryetarit të LDnë MZ Mehmet Bardhit.

Për muaj të tërë pati përplasje me akuza e kundërakuza për mosrespektim të marrëveshjes parazgjedhore, kurse nga PD Gjeloshajn e quajtën edhe ‘deputet me 300 vota’.

Të gjitha këto lënë pak hapsirë për një marrëveshje të mundshme në mes tyre, por në politikë asgjë nuk duhet të na habisë.