Gjekës i votohet mosbesimi me 30 nëntor?

0

Mediat malazeze sot kanë dalur me lajm sipas të cilit kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, do ti votohet mosbesimi në seancën e thirrur me 30 nëntor.

Ky lajm është publikuar fillimisht nga “Pobjeda”, e cila si burim citon zyrtarët e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Sipas kësaj gazete, për votbesim ekziston shumica, pasi pritet që për këtë të votojnë këshilltarët e Forcës dhe PDS-së.

Pas kësaj, shkruan “Pobjeda”, do të vijë deri tek rikompozimi i pushtetit në Ulqin, ku akoma nuk është qartësuar se kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë.