Gjeka kërkon nga Gjeloshaj të japë dorëheqje

0

Në një deklaratë të dërguar mediave, kryetari PD-së Fatmir Gjeka, i ka bërë thirrje deputetit të Alternativës Shqiptare Nikë Gjeloshaj, të respektojë marrëveshjen e koalicionit dhe të japë dorëheqjen.

Sipas deklaratës, PD si subjekti më i madh në këtë koalicion, është e perkushtuar në respektimin e marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar në vitin 2012.

Në PD thonë se kanë pasur disa takime me perfaqësuesit e ASH-së lidhur me këtë problem dhe u kanë kërkuar atyre zbatimin e marrëveshjes.

Në deklaratë thuhet poashtu se së shpejti do të mbahet mbledhja e Këshillit Qëndrorë të partisë ku do të bihen vendime në lidhje me këtë problem.