Gjeka dhe Hajdinaga ne krye te Partisë Demokratike?

0

Partia demokratike ka përgatitur mbajtjen e Kuvendit zgjedhor me 11 mars. Nga burimet e afërta me PD-në na njoftojnë që ka gjasa se kjo datë do të shtyhet për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me zgjedhjen e kryesisë.

 

Ne këtë Kuvend, nëse çdo gjë shkon sikur është planifikuar, parashikohet zgjedhja e Fatmir Gjekës për kryetar dhe nënkryetaret Gëzim Hajdinaga, Agron Ibrahimi dhe Astrit Kurti.