Gjeka arsyeton ofertën : I ofruam postin e kryetarit DPS-it se donin të më shkarkonin

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, në emisionin shqip “Mozaiku” të Radiotelevizionit të Malit të Zi, deklaroi se Forca kishte tentuar ta shkarkonte nga posti i kryetarit të Komunës, dhe për të tejkaluar këtë situatë ai i kishte ofruar PDS-së(DPS) postin e kryetarit.

Ai akuzoi Forcën se për shkak të refuzimit për votimin e rebalancit kredia nuk mund të bëhet operative pa miratuar buxhetin e ri.

Gjeka nuk dha sqarime nëse e ka pranuar apo refuzuar PDS (DPS) ofertën, dhe pse nuk ka pasur përkrahjen e tyre për rebalancin e buxhetit.