Gegaj: PDS do ta mbajë premtimin për komunën e Tuzit

0

Zyrtari i PDS-së (DPS) Nikollë Gegaj, tha për “Pobjeda” se partia e tij i ka mbajtur premtimet për komunën e Gucisë dhe Petnjicës, dhe se do ta mbajë edhe për komunën e Tuzit.

Në aneksin e marrëveshjes të nënshkruar me Forcën, 30 nëntori është afati përfundimtar i dorëzimit të akteve ligjore në Kuvend. Gegaj thotë se cdo sugjerim i cili ka mbështetjn e qytetarëve të Tuzit do të ketë edhe mbështetjen e partisë së tij.

Sipas tij, problemet me të cilat hasen komunat tjera të sapoformuara, tregojnë se nuk mjafton vetëm statusi që cdo gjë të jetë ideale, por duhet shumë punë që komuna të jetë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.