Gazivoda tërhiqet nga Kriporja

0

Ish drejtori i Kripores Lubo Gazivoda, ka hequr dorë nga marrja e saj me qira , shkruan “Dnevne Novine”, çka ka vënë në pikëpyetje të madhe revitalizimin e saj.

Bisedimet me këtë ndërmarrje Gazivoda i ka ndërprerë para disa ditëve dhe nuk ka dashur ta komentojë vendimin e tij. Ai ishte i interesuari i vetëm për këtë ndërmarrje.

Drejtori i procesit të falimentimit në këtë ndërmarrje Ognjen Jovoviq, i tha kësaj gazete se Kriporja është një rast kompleks dhe me rrezikshmëri të lartë, dhe se Gazivoda nuk e ka pare të arsyeshme ti hyjë këtij biznesi.

“Prodhimi në Kripore varet nga kushtet atmosferike, dhe askush nuk mund të garantojë se këtë vit do të ketë prodhim. E vetmja rrugë qe n aka mbetur është shitja, por derisa të rregullohen problemet e pronësisë dhe ato urbanisitke do të jetë e pamundur të tërhiqen blerësat.”- tha Jovoviq

Pronar i 73,36% të aksioneve të Kripores nuk dihet me saktësi, pasi është i fshehur pas Custody llogarise, dhe si i tillë nuk mund të verifikohet. Fondi Trend ka 5,89% kurse kompania “Flash” nga Podgorica, 5,36%.