Garuesit e KK “Ulqini” kurorëzohen me 15 medalje të arta

0

Të shtunën dhe të dielën, më 16-17 maj 2015, Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në 2 turne ndërkombëtarë: në Budvë në turneun VI “Budva Open 2015”, në Kamzë-Tiranë në turneun II “Kamza Karate Open 2015”.

Klubi i karatesë “Ulqini” shkëlqeu si çdo herë duke ruajtur primatin e vet në të 2 turnetë që mori pjesë, ku arriti të kurorëzohet me 30 medalje: 15 medalje të arta,7 të argjendta dhe 8 të bronzta.

-Në turneun në Budvë, Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 15 garues, të cilët arritën të fitojnë 20 medalje: 12 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta.
Me nga disa medalje u kurorëzuan këta garues në disiplinat individuale dhe ekipore: Simon Simonoviq, Adis Demiri, Riad Tafiq, Albert Ruoviq, Elvir islami, Mensur Ceka, Ensar Marshiq, Marko Daboviq, Edin Kraja, Allmir Hajdari dhe Albion Duraku. 
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 22 klube me 417 garues nga Krocia, Bosna Hercegovina, Serbia dhe klubet nga Mali i Zi.

-Në turneun në Kamzë, Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 7 garues, të cilët arritën të kurorëzohen 9 medalje: 3 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronzta në disiplinat kata dhe luftëra individuale.
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 28 klube me mbi 270 garues nga pesë shtete.