Gara ndërkombëtare “Kajak-Kanu 2017” në Bunë

0

Me qëllim të promovimit të ruajtjes së mjedisit dhe aktiviteteve në natyrë, OT e Ulqinit në bashkëpunim me Agjensinë për ruajtjen e mjedisit dhe klubin e kajakëve “Moraca”, të shtunën me 23 shtator me fillim në ora 10.00, organizon regatën ndërkombëtare me kajak në lumin Buna.
Gara do të mbahet prej Shëngjergjit e deri tek grykëdrdhja e djathtë e Bunës në Ulqin.

Nga Organizata turistike e Ulqinit thonë se me këtë iniciativë synohet edhe një bashkëpunim me komunitetin lokal dhe partnerët ndërkombëtar, si dhe me Shqipërinë me qëllim të promovimit të këtoj resursi natyror të të dy vendeve.