Futbollistëve nga një telefon si shenjë falenderimi

0

Me mbështetjen e Komunës së Ulqinit, sponsorit të artë apo gjeneral M-tel, dhe sponsorit mediatik TV Teuta, u organizua donacioni i radhës për futbollistët dhe të gjithë stafin teknik e përgatitor të skuadrës së futbollit Otrant Olimpik,në vazhdën e premtimit për mbështetjen maksimale që keto institucione do të tregojn kundrejt tyre.
Të gjithë futbollistët dhe stafi u pajisen me nga një telefon , shenjë motivacioni dhe falenderimi për rezultatet e tyre që po paraqesin nga ndeshja në ndeshje. 
Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin, kryetari i komunes Nazif Cungu dhe pronari i Televizionit Teuta si dhe partner i kompanisë M-Tel Nexhat Lajka.