Fundi i një dashurie: Në dhjetor PSD do ti tërheq votëbesimin qeverisë?

0

Pas refuzimit të kryeministrit Gjukanoviq që të largojë nga qeveria dy ish antarët e rebeluar të PSD-së Vujica Llazoviq dhe Ivan Brajoviq, kësaj të fundit nuk i mbetet asnjë opsion tjetër përvec tërheqjes së votëbesimit ndaj qeverisë aktuale.

Sipas mediave dhe analistëve kjo do të ndodh në dhjetor, pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe ftesës, ose refuzimit, për antarsim në këtë aleancë.
Duket se me këtë variant nuk janë në kundërshtim as nga PDS, të cilët kanë kohë që po përgatisin terrenin që PSD-në ta zevendësojnë me ndonjë parti tjetër.

Megjithë sinjalet se dashuria gati 20 vjecare është drejt pëfundimit, nuk duhet të harrohet se nuk kemi të bëjmë me organizata politike që kanë idealet dhe parimet e veta, por klane interesi që nuk mund të mbijetojnë pa pushtet. Prandaj, në varësi të rezultatit të zgjedhjeve, nuk do të ishte cudi ti shohim përsëri së bashku.