Fronti Demokratik dënon shqipëtarët për incidentin në Beograd

0

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim dhe anëtar i Kryesisë së Frontit Demokratik Medojeviq ka shkruar në llogarinë e tij Twitter se asnjë politikan shqiptar në Mal të Zi nuk ka komentuar publikisht kundër projektit ekspansionist të një Shqipërie të Madhe. Ai tha se e vetmja FD reagoi fuqishëm ndaj incidentit në Beograd, duke akuzuar partitë tjera që nuk kanë dashur të kritikojnë ambasadat e huaja.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe është një projekt serioz kombëtar i të gjithë shqiptarëve. Asnjë politikan shqiptar në Mal të Zi nuk është kundër këtij projekti”, shkroi Medojeviq

Ai shtoi që vetëm Fronti Demokratik, dënoi ashpër incidentin në Beograd.

“Edi Rama organizoi një provokim të paparë në Beograd me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe më pasë doli të bëjë deklarata në lidhje me bashkëpunimin rajonal. Çfar hipokiriti”, shkroi Medojeviq