Franca në shtetrrethim, policët rrethojnë të dyshuarit

0

Policia franceze ka rrethuar një ndërtesë në një qytet verior ku dy islamistë të dyshuar per masakrën në “Charlie Hebdo” kanë marrë një peng.

 

Fshehur në një biznes të vogël shtypi në Dammartin-en-Goele, 35km (22 milje) larg nga Parisi, të dyshuarit thonë se jane të gatshem të vdesin.

_80155252_025332935-1

Sot në mëngjes u dëgjuan të shtëna armësh gjatë një ndjekje me makina me shpejtësi të lartë, ditën e tretë të  ndjekjes së sulmuesve.

Një e shtëne është raportuar në një biznes në lindje të Parisit. Një person i armatosur, që besohet të jetë vrasësi i polices në Paris të enjten, ka marrë një peng në dyqan, tha një burim për agjencinë e lajmeve AFP te Francës.

Më parë, një burim policor e lidhi vrasjen e polices me sulmin ne “Charlie Hebdo”, ku 12 njerëz u vranë dhe 11 të tjere u plagosen.

Të dyshuarit, dy vëllezër të lidhur me grupet militante, brohoriten parulla islamike gjatë të shtënave dhe pastaj u larguan me një makinë te rrëmbyer..

Duket se të premten ata rrëmbyen një tjetër makinë në qytetin e Montagny-Sainte-Felicite para se të niseshin per në Dammartin.

_80161838_cops_80155248_025332984-1

Në një deklaratë në televizion Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, ka konfirmuar se njerëzit qe po ndiqen të premten, jane te dyshuarit për sulmin ne “Charlie Hebdo”  dhe se ata do të “neutralizohen”.

Të dyshuarit gjenden të rrethuar në një shtypeshkronje të vogël te quajtur CTD, tha për AFP një burim i afërt me hetimin.

Zyrtarët nga këshilli i qytetit thonë se nxënësit e tri shkollave janë duke u evakuuar në një pallat sportiv aty pranë, ku ata do të bashkohen me prindërit e tyre.

_80159703_025333547-1

Një zyrtar i ministrisë së brendshme tha se nuk kishte pasur asnjë vdekje ose plagosje të premten, siç është raportuar nga disa media.