Forca uron Veselin për zgjedhjen si kryetari i PDK-së

0

Forca e Re Demokratike i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës. Kadri Veselit, me rastin e zgjedhjs si kryetar i partisë më të madhe në vend.

“I nderuari Z.Kadri Veseli

Në emrin time dhe partisë Forca e Re Demokratike dëshiroj të ju uroj përzemërsisht zgjedhjen tuaj si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Urime gjithashtu për organizimin e shkëlqyer të Konventës së 7-të të partisë suaj. Un jam i sigurtë se pas largimit të themeluesit dhe ish kryetarit Z. Hashim Thaci, ju jeni i vetmi që keni përvojën dhe profilin politik për ta zevendësuar atë në drejtimin e partisë më të madhe në Kosovë. Poashtu duke njohur kontributin tuaj historik në luftën për të drejtat e shqiptarëve dhe qëndrimet e theksuara patriotike jam i bindur se ardhja juaj në këtë detyrë është edhe në interes të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe uroj suksese në të ardhmen në pozicionin tuaj të ri, dhe shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm në mes partive tona në interes së zgjidhjes së problemeve kombëtare dhe fqinjësisë së mirë ndër – shtetërore dhe rajonale”

,thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari Nazif Cungu.